Ja çfarë i ndodhi dasmorit duke u kthyer nga dasma në Skenderaj

Kronikë e zezë

Ja çfarë i ndodhi dasmorit duke u kthyer nga dasma në Skenderaj

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi që nga njësitet policore në veturën e tij është gjetur një pushkë automatike.

“Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë kontrollit në bagazhin e veturës kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me karikator, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng”, njofton policia.

Bëhet e ditur se i dyshuari është  arrestuar dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat