Katër të lënduar pas rrokullisjes së makinës në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Kronikë e zezë

Katër të lënduar pas rrokullisjes së makinës në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 11:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë e markës Volkswagen është vetë aksidentuar të hënën pasdite në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës18:30 një makinë e tipit Golf është rrokullisur dhe për pasojë lëndime kanë pësuar katër veta”.

“Vetura është aksidentuar”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat