Padi penale për drejtorin e shkollës fillore, ka transportuar nxënësit në shkollë pa licencë

Kronikë e zezë

Padi penale për drejtorin e shkollës fillore, ka transportuar nxënësit në shkollë pa licencë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:07
Ilustrim

Policia ka ngritur padi penale kundër T.S.(54) nga ‘Makedonski Brod’, drejtor i shkollës fillore ‘Sveti Kliment Ohridski’ nga i njëjti qytet, sepse sipas policisë, drejtori, ka vepruar penalisht për ‘keqpërdprim të detyrës zyrtare dhe autorizim’ dhe se ‘ka kryer transport publik pa posedim të liçencës’.

Sipas njohurive të policisë T.S. në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016, në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik dhe Ligjin për Transport Rrugor-organizim të transportit të nxënësve nga shtëpitë e tyre në shkollë me furgon në pronësi të shkollës fillore dhe furgona në pronësi të shkollës së mesme “Sveti Naumi Ohridski”.

Të dy shkollat nuk kanë pasur licencë për transport të linjës dhe të transportit të nxënësve.

Me këtë veprim, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin e shkollës fillore “Sveti Kliment Ohridski” në vlerë prej 2,396,920 denarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat