Vodhi bizhuteritë në një apartament në Itali, “skifteri”shqiptar kapet në majë të çatisë

Kronikë e zezë

Vodhi bizhuteritë në një apartament në Itali, “skifteri”shqiptar kapet në majë të çatisë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:07
Ilustrim

Policia Italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar i cili u kap në flagrancë në tentativë për t’u arratisur pasi kishte vjedhur një banesë.

‘Ansa’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhët i ditur, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin përfituar nga fakti se në banesë nuk ndodhej njeri, ndërsa kishin marrë prej aty një kuti me bizhuteri.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje në Prato.

Ishin fqinjët ata që kishin dëgjuar zhurma të çuditshme në banesën ngjitur, e më pas kishin lajmëruar policinë.

Teksa policia mbërriti në vendngjarje, shqiptari për t’i shpëtuar prangave tentoi të ikte nga çatia, por e gjithë përpjekja e tij rezultoi pa sukses.

Në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, karabinierët bënë të mundur zbritjen e 42-vjeçarit nga çatia e më pas arrestimin e tij.

Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët, të cilët u arratisën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat