E përplasi makina, ndërron jetë shqiptarja që studionte në Firence

Kronikë e zezë

E përplasi makina, ndërron jetë shqiptarja që studionte në Firence

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 18:40
Ilustrim

Ka ndërruar jetë në spital studentja 27-vjeçare shqiptare, Eligersa Braha, pas aksidentit që ndodhi të shtunën në Solarolo, Itali.

Mediat italiane raportojnë se ajo u godit nga një makinë ndërkohë që udhëtonte me biçikletë në Salorlo, ku edhe jetonte.

Aksidenti tragjik ka ndodhur natën e së shtunës rreth orës 20:00, ku studentja e Universitetit të Firences u godit nga një “Fiat Punto”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat