Tiranë, 8 vjeçarja ngacmohet seksualisht nga i moshuari... pret dy vite për ta denoncuar

Kronikë e zezë

Tiranë, 8 vjeçarja ngacmohet seksualisht nga i moshuari... pret dy vite për ta denoncuar

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 06:22
Policia e shtetit

Një i moshuar dhe një 34-vjeçar janë arrestuar nga Policia e Tiranës të akuzuar për ngacmim seksual e përndjekje.

Një prej viktimave të këtyre ngacmimeve seksuale është edhe një vajzë vetëm 8 vjeçe.

Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Marqinet, gjatë muajit gusht të vitit 2015, por është denoncuar të dielën nga prindërit e të miturës, në Komisariatin e Vorës. Burime zyrtare të Policisë thanë se autori i ngjarjes është shtetasi Xhemali P., 63 vjeç, banues në Vorë.

Edhe pse kjo ngjarje rezulton të ketë ndodhur 2 vite më parë, prindërit e të miturës, që aktualisht është 10 vjeçe, pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni dhe sapo e kanë më- suar i janë drejtuar Policisë.

Ata kanë deklaruar se kishin vënë re një ndryshim të dukshëm në sjellje të së bijës, mbyllje në vetvete dhe gjendje frike e ankthi gjatë natës, por nuk kishin arritur të më- sonin se çfarë i kishte ndodhur.

Derisa ditën e diel vajza kishte vendosur të fliste, pasi ishte përballur sërish në rrugë me 63-vjeçarin. Në këtë moment ajo ka folur me të ëmën, duke i treguar se çfarë i kishte ndodhur dy vjet më parë.

Nënë e bijë janë paraqitur në Polici, ku në prezencën e një psikologeje kanë denoncuar shtetasin Xhemali P., i cili është arrestuar menjëherë. Burimet thanë se nga verifikimet paraprake nuk rezulton që ndaj vajzës të jetë abuzuar seksualisht, por vepra të turpshme dhe ngacmime nga ana e 63- vjeçarit.

Tjetër rast në Tiranë

Rasti i dytë i ngacmimit seksual ka ndodhur në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, në Tiranë, në rrugën “Preng Bib Doda”. Policia tha se ka vënë në pranga 34- vjeçarin Ervis S., i cili është kallëzuar për përndjekje dhe ngacmim seksual nga shtetasja me iniciale G.Gj., 23 vjeçe.

Rreth orës 00:30, ajo i ka telefonuar sallës operative, pasi ky person i kishte zënë rrugën pranë hyrjes së pallatit dhe po tentonte të abuzonte seksualisht me të. Menjëherë pas lajmërimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr. 2 që kanë arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin.

Në deklarimet që ka dhënë në Polici, e dëmtuara është shprehur se ky person e përndjek dhe e ngacmon prej dy javësh. E pret kur ajo mbaron punën, pasi punon gjatë gjithë kohës turn i dytë dhe e ndjek deri në afërsi të shtëpisë, duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat