Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 10:59
Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se dhe  KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat