Një femër goditet nga plumbi qorr në Shtime

Kronikë e zezë

Një femër goditet nga plumbi qorr në Shtime

Nga: A.M. Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është qëlluar nga një ,,plumb qorr’’ në Shtime.

Sipas raportit të Policisë  viktima fillimisht është dërguar në emergjencë në Shtime e më pas është dërguar në QKUK-Prishtinë.

“Fshati Davidovc, Shtime, më 15.08.2017-21:00. Raportohet se viktima femër K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi që është qëlluar nga një ,,plumb qorr’’. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencë në Shtime e më pas është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat