Ky është shefi i pikës kufitare Triport, i cili u dhunua nga 3 persona të panjohur

Kronikë e zezë

Ky është shefi i pikës kufitare Triport, i cili u dhunua nga 3 persona të panjohur

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:23
Ilustrim

Shef i Stacionit të Pikës Kufitare Triport, 49-vjeçari nga Vlora me iniciale S.C është dhunuar në orët e parë të ditës së sotme nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Ka qenë vetë i dhunuari, i cili ka telefonuar në sallën operative të policisë ku ka raportuar për dhunën që është ushtruar ndaj tij. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia thekson se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, Shefi i Stacionit të Pikës Kufitare të Triportit nuk ka qenë me shërbim. Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre persona.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat