"Do një shoku im taksi o k...", zbardhen përgjimet e policit në rrjetin e prostitutave të luksit

Kronikë e zezë

"Do një shoku im taksi o k...", zbardhen përgjimet e policit në rrjetin e prostitutave të luksit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:26
I pandehuri Elton Shtrepi

Prokuroria e Tiranës përfundoi para dy ditësh hetimet për një grup prostitucioni, duke çuar në gjykatë për gjykim 28 persona

Prostitucion me studentet për klientët VIP me 200 euro

Grupi i prostitucionit vepronte në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku ofronin “shërbime seksuale” për të cilat shfrytëzonte studente, për pagesat nga 50- 200 euro.

Efektivi i policisë i pandehur nga prokuroria në dosjen me 28 persona për shfrytëzim prostitucioni rezulton se ka pasur një rol aktiv në këtë grup dhe dijeni për aktivitetin e paligjshëm që ushtrohej nga të njohurit e tij.

Sipas hetimeve, ai jo vetëm s’ka ndërhyrë për të ndaluar aktivitetin e paligjshëm por ka qenë pjesë duke shmangur dhe kontrollet e policisë në taksinë që shërbente për të transportuar vajzat që shfrytëzoheshin në ambiente të ndryshme.

Nga përgjimet që Report TV ka siguruar, efektivi Elton.Sh është përgjuar teksa komunikon me taksistin Mariglen që ndalohet nga policia.

Përgjimet e plota:

I pandehuri Elton Shtrepi afrohet ne vendin e mesiperm pas telefonates se bere nga shtetasi Maringlen Ahmetaj, moment ky i provuar si nga pergjimi i numrit telefonik te shtetasit Maringlen Ahmetaj edhe nga kqyrja e tabulateve telefonike te bera numrave telefonike te dy te lartepermendurve.

Fragment nga ky pergjim:

Maringleni: Toni, me kane kap keta te dyshit, ketu vella, tek “Roza” vella, vjen dot?

(Elton Shtrepi): Ja te marr makinen e po vi, prit ta marr.

Maringleni: Shpejt o shpejt, jepi gaz o vlla.

Eltoni: Po duro mo se erdha.

Nga verifikimet e patrullës së policisë së Komisariatit nr. 2, ka rezultuar se në mjet me te pandehurin Maringlen Ahmetaj ndodheshin te pandehurat xxxxxx

Eltoni: Ku je o lo… ?

Maringleni: Ne shpi.

Eltoni: A ke dal sot?

Maringleni: Jo.

Eltoni: Po do nje shoku im, do nje taksi, o k…?

Maringleni: Taksi te mire?

Eltoni: Aaa..?

Maringleni: Taksi te mire?

Eltoni: Poo.

Maringleni: Po mo, te dale se do e gjejme, po ja ke bere çmimin…?

Eltoni: Aa?

Maringleni: Ja ke bere çmimin?

Eltoni: Po, po po.

Maringleni: Po mo vlla.

Eltoni: E se i kam dhene edhe numrin tend, une. Do te marri vete, eshte ai shoku, Navali qe ishim ate dite ne darke aty te xhepi.

Maringleni: Aha, ai eshte kot o burre….

Eltoni: Po jo mo, ç’ke ti, se mu me tha po o vlla, tani ca me te thone une.

Maringleni: Po ke, ti jap sot une, po mire e ke ti?

Eltoni: Nonen

Maringleni: Ka ik.

Eltoni: Ate qe ke ne shpi.

Maringleni: Ka….. ne pi….!

Eltoni: Xhiken !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat