Shqiptari tentoi të shtypë me makinë sirianin në Itali, kamerat e sigurisë zbulojnë incidentin

Kronikë e zezë

Shqiptari tentoi të shtypë me makinë sirianin në Itali, kamerat e sigurisë zbulojnë incidentin

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 22:59
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në Frosinone të Italisë, ku një 29-vjeçar shqiptar ka tentuar të shtypë me makinë një tregtar sirian.

“Radiocassinostereo” bën me dije se shqiptari teksa drejtonte mjetin e tij ka përplasur si fillim 42-vjeçarin gjatë kohës që ky i fundit po hidhte disa çanta në makinën e tij.

Nga vëzhgimi i kamerave hetuesit kanë dalë në përfundimin se veprimi i shqiptarit ka qenë i qëllimshëm, pasi goditi sirianin duke ecur indietro.

Fatmirësisht tregtari sirian ia doli t’i shpëtojë paq vdekjes, duke u hedhur në anën tjetër të rrugës, e duke përfunduar me disa lëndime të lehta.

Shqiptari, i cili mësohet se është një emër i njohur për policinë italiane, pritet të përballet tashmë me drejtësinë italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat