Prizren: Vdes duke vozitur, pësoi sulm në zemër

Kronikë e zezë

Prizren: Vdes duke vozitur, pësoi sulm në zemër

Nga: BOTA SOT Më: 19 gusht 2017 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person ka humbur jetën në komunikacion.

Ngjarja ka ndodhur të premtën në Qafën e Duhlës në Prizren. Sipas PK-së, dyshohet se shkaktar i vdekjes ka qenë sulmi kardiak që i ka ndodhur të ndjerit përderisa po voziste, përcjell Bota sot.

Ne vendin e ngjarjes kane dalur Njësitet përkatëse ndërsa , ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Qafa e Duhles, Prizren 18.08.2017-01:30.  Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën Opel me targa lokale, dyshohet për shkak te një sulmi kardiak ka humbur kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Ne vendin e ngjarjes kane dalur Njësitet përkatëse ndërsa , ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e te dyshuarit. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat