Zbardhen detajet se si lushnjari i dehur masakroi për vdekje gruan e tij

Kronikë e zezë

Zbardhen detajet se si lushnjari i dehur masakroi për vdekje gruan e tij

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 14:04
Ilustrim

Policia ka zbardhur detaje rreth krimit të rëndë që tronditi një ditë më parë qytetin e Lushnjës. Bëhet e ditur se shkak për masakrimin deri në vdekje të 51-vjeçares Natasha Kazanxhi është bërë xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Plug të Lushnjës, ku Tajar Kazanxhi 55 vjeç goditi me sqepar bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi 51 vjeç, në banesën e vajzës së saj, ku kishte shkuar pas konflikteve të vazhdueshme që kishin së bashku.

Natasha ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar. Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa Natasha kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur prej kohësh pasi 55-vjeçari kishte kaluar banesën në emër të gruas së tij. Ndërkohë situata ishte rënduar kohët e fundit pasi gruaja i kërkonte atij të largohej nga banesa.

Konfliktet e tyre ishin të vazhdueshme deri edhe disa orë para krimit kur pas debateve Natasha u largua për në banesën e vajzës së saj. Por i irrituar 55-vjeçari e ndoqi atë nga pas dhe e qëlloi me sqepar duke e lënë të vdekur.

Ndonëse 51-vjeçarja u dërgua në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore ndërroi jetë rreth orës 20:30 të mbrëmjes për shkak të plagëve të marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat