Mosmarrëveshje për pronë në Gllanasellë të Drenasit: Gjuan me armë në shtëpi të vëllait

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje për pronë në Gllanasellë të Drenasit: Gjuan me armë në shtëpi të vëllait

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 18:10
Gllanasellë

Një mosmarrëveshje në mes të vëllezërve lidhur me shfrytëzimin e një prone në Gllanasellë të Drenasit ka përfunduar edhe me të shtëna me armë.

Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës, ku thuhet se ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vëllai  tij -i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje rreth një shfrytëzimi të një  prone ka shtënë  me arme zjarri ne oborrin e tij.

Njësiti policor ne vendin e ngjarjes ka gjete dhe konfiskuar një arme te gjuetisë te cal. 12 mm dhe katër fishekë te cal të njëjtë. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit  lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat