Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të diel në zonë e Don Boskos në Tiranë.
Nga të dhënat e para dyshohet se një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një sherri që ka pasur.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa i riu mësohet se është dërguar në Spitalin e Traumë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Po ashtu, nga informacionet paraprake mësohet se autori i plagosjes është arrestuar, ndërsa nuk janë bërë publike emrat e të plagosurit dhe as të autorit të ngjarjes.