Publikohet video, si u dhunua simpatizanti i LSI-së ditën e votimit në Shëngjin

Kronikë e zezë

Publikohet video, si u dhunua simpatizanti i LSI-së ditën e votimit në Shëngjin

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 16:53
Pamje nga dhunimi i simpatizantit te LSI-se

Publikohet videon e incidentit te ndodhur ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shëngjin ku një simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim u dhunua pranë një qendre votimi.

Për këtë ngjarje policia dhe prokuroria ka shpallur në kërkim Samuel  Ndokën, Danjan Ndokën dhe Gentian Markun, të cilët ende janë në kërkim nga blutë.

Ora News ka mundur të sigurojë pamjet e incidentit ku shfaqen të tre dhunuesit, të cilët sapo mbërrijnë pranë qendrës së votimit godasin me grushte Florian Dushkun.

Dy prej autorëve shihet të mbajnë dhe pistoletë me qytën e së cilës shihet se kanë goditur Dushkun. Një prej tyre ka qëlluar në ajër me pistoletë, për tu larguar me pas nga vendi i ngjarjes me një automjetet.

Pamjet të cilat i disponon dhe policia janë fiksuar nga një biznes pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndërsa shërbejnë si provë për policinë dhe prokurorinë që kanë nisur hetimet.

Gjithashtu krahas saj në vendgjarje janë sekuestruar edhe gëzhoja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat