Kishte fshehur drogën në kavanoza gogozharesh, në pranga 22-vjeçari nga Shkodra

Kronikë e zezë

Kishte fshehur drogën në kavanoza gogozharesh, në pranga 22-vjeçari nga Shkodra

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:55
Ilustrim

Një shtetas 22 vjeç ka përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi u kap me një sasi lënde narkotike.

I arrestuari është Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Sipas policisë, i riu u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet 574 gram kanabis e fshehur në kavanoza gogozharesh e kuti kosi.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat