Seks dhe shantazh, ja vajza shqiptare që po zhvaste biznesmenin italian

Kronikë e zezë

Seks dhe shantazh, ja vajza shqiptare që po zhvaste biznesmenin italian

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 12:56
Historia ishte shndërruar në një plan serioz, që përfshinte blerjen e një shtëpie në Shqipëri, një vend i zgjedhur për të kurorëzuar ëndrrën e një jetë së bashku

Sipërmarrësi italian, i prerë në besë nga ish-dashnorja, i jep 33 mijë euro. Operacioni blic nga Policia në stacionin e Padovas.

Ai po përmbushte ëndrrën për një jetë të re në Shqipëri me një grua që ishte sa gjysma e moshës së tij, shkruajnë mediat italiane. Por ëndrra në të vërtetë u kthye në makth, në makthin e një zhvatjeje prej 33 mijë eurosh. Kur e kuptoi se nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar, biznesmeni 58-vjeçar kërkoi ndihmë ngë karabinierët e Piombino Dese. Dhe kështu, të hënën në mbrëmje, dy persekutorët e tij përfunduan në pranga: dashnorja Natasha Kaciqi, 28 vjeçe dhe Ruggiero Albrizio, 41 vjeç, të cilët banonin në Conegliano në rrugën Isonzo.

Gjithçka lindi nga një marrëdhënie jashtë martesë. Një histori që filloi thuajse si shaka. Një mbrëmjë në një lokal ku vallëzohej, një balerinë qëndron në mes të të gjithëve. Si fillim shkëmbyen numrat e telefonit. Kështu nisi marrëdhënia që zgjati afro katër vjet. Nuk ishte vetëm seks, përsa i përket atij. Pas aq vitesh, historia ishte shndërruar në një plan serioz, që përfshinte blerjen e një shtëpie në Shqipëri, një vend i zgjedhur për të kurorëzuar ëndrrën e një jetë sëbashku.

Muajin e kaluar diçka u thye. Marrëdhënia përfundoi dhe vajza nisi ta kërcënonte se do t’ia tregonte gjithçka gruas. Me këtë kërcënim, sipërmarësi arrin t’i japë 33 500 euro, bukuroshes. Po nuk mbaroi me kaq, sepse vazhdonin kërkesat e pandërprera për para dhe kërcënimet gjithnjë e më të ngutshme.

Kur e kuptoi se llogaria rrjedhëse po i zbrazej me shpejtësi dhe nuk kishte më rrugëdalje nga ajo situatë,  biznesmeni shkoi në karabinieri dhe tregoi gjtihçka.

Policia ka studiuar situatën dhe ka zhvilluar një operacion blic, të drejtuar nga marshalli Giusseppe Marascio. Ata bindën biznesmenin që të binte dakord për një takim ku do të dorëzonte këstin e ri të parave, në stacionin e Padovas, me 10 mijë euro.

Në të vërtetë, 58-vjeçari kishte në xhep vetëm 900 euro, por e rëndësishme ishte se rreth e rrotull ishin karabinierët. Menjëherë sapo u panë dy njerëz që po i afroheshin atij, karabinierët dolën dhe i ndaluan. Ishin Natasha Kaciqi dhe Ruggiero Albrizio.

Hetimi ende nuk ka përfunduar. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë shkallët e përgjegjësisë për këtë çift djallëzor që jetonte në një apartament në rrugën Isonzo 1 në Conegliano.

Është e panevojshme të thuhet se për biznesmenin nga Piombino Dese ky ishte një dush i akullt pas asaj që ai besonte se ishte dashuri e vërtetë. Ai kurrë nuk kishte dyshuar për jetën e dyfishtë të gruas me të cilën kishte pasur marrëdhënie prej katër vjetësh. E vërteta u shfaq vetëm pas operacionit blic të karabinierëve që i dhanë fund një spirali kërcënimesh dhe një rrjedhjeje pa fund parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat