Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:04
Ilustrim

Një sherr me thika ka ndodhur sot në Tiranë, ndërsa për pasojë ka mbetur i plagosur një 17 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Yzberisht, pranë Xhamisë, ndërsa i plagosur ka mbetur  shtetasi D. L., 17 vjeç, i cili u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjekësore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisariati ka rezultuar se shtetasi D. L., ishte konfliktuar me shtetasin:

- Erton Duka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dhe arrestuar  në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  të konfliktit si për dhe gjetjen e mjetit prerës thikë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat