“Maskat” vjedhin 30 telefona në Lezhë

Kronikë e zezë

“Maskat” vjedhin 30 telefona në Lezhë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:45
Ilustrim

Persona të maskuar kanë grabitur një dyqan të telefonave mobil, duke vjedhur 30 telefona të firmave të ndryshme.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, njofton Policia e Shtetit.

“Në vendngjarje kanë dalë shërbimet policore që kanë konstatuar se dy autorë të maskuar, pasi kanë thyer derën kryesore, kanë hyrë brenda dyqanit ku kanë vjedhur rreth 30 celularë të markave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat