Itali - Shkonte si pushues në plazh, shqiptari arrestohet për trafik droge

Kronikë e zezë

Itali - Shkonte si pushues në plazh, shqiptari arrestohet për trafik droge

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 08:11
ilustrim

Ai e fshihte drogën në një plazh tërësisht publik në Alassio dhe më pas, ishte bashkëpunëtori i tij, ai i cili e dërgonte drogës gjer tek klientët.

Bëhet fjalë për shqiptarin Klodian Xheka, 27 vjeç, banues në Torino, i cili i kishte ngritur me ndihmën e një 55 vjeçari italian Cristiano Ottonello, një bazë të vogël të shitjes së narkotikëve.

Megjithatë, policia i kishte vënë nën vëzhgim prej kohësh derisa nisi aksionin e arrestimit të tyre. Hetimet kanë zbuluar që Xheka duke mbërritur në rivierë si një pushues, merrte me vete edhe hashash për ta shitur tek konsumatorët.

Hetimet kanë zbuluar edhe bashkëpunëtorin e tij, 55 vjeçarin italian, i cili kishte për detyrë të kontrollonte zonën në mënyrë që askush të mos i afrohej “depozitës” së drogës.

Megjithatë, ai ka mohuar pretendimet dhe ka deklaruar se ishte thjesht konsumator, version që edhe pas dëshmive të mbledhura, nuk është konsideruar i besueshëm nga gjykatësi, i cili ka vërtetuar të dy arrestimet.

Shqiptari është lënë në burg. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar përfshirjen e njerëzve të tjerë në këtë biznes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat