Ja kush është shqiptari që vdiq në krahët e gruas në plazh

Kronikë e zezë

Ja kush është shqiptari që vdiq në krahët e gruas në plazh

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 08:53
ilustrim

Dita e pushimit në plazhin e Bibione kthehet në tragjedi për familjen shqiptare. Një 60-vjeçar banor i vjetër i Sacile humbi jetën në krahët e gruas së tij.

Përpjekjet për ta shpëtuar Lirim Bicakun nuk patën vlerë, shkruajnë mediat italianetë cilat kanë publikuar edhe identitetin e shqiptarit. Gjithçka ka ndodhur në sy të gruas së tij, nderkohe qe ai ra pa ndjenja, kur uji i kishte arritur ne pjesen e kembeve dhe jo ne thellesi të madhe.

Mediat italiane raportojnë se bashkeshortet kishin shkuar te kalonin një dite të qete nen rrezet e diellit e prane detit, por dita qe kishin planifikuar si pushim iu kthye ne tragjedi. Gruaja kerkoi ndihme sapo pa burrin te binte pa ndjenja. Ne vend nderhyne mjeket dhe urgjenca dhe mesohet se burrit iu dha ne vend ndihma e pare, madje edhe me defibrilator. Por duket se gjithcka ishte e kote, pasi, mjeku u dorezua, kur burri nuk po jepte me asnje shenje jete.

Nga hetimet e para thuhet se viktima vuante nga problemet e zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat