Luftoi mafien, prokurori në rrezik për jetën, eprorët: Nuk është prokuror!

Kronikë e zezë

Luftoi mafien, prokurori në rrezik për jetën, eprorët: Nuk është prokuror!

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 07:36
Prokuroria- Vlorë

Arben Jorgaqi është prokurori që gjendet në gjykatë pasi ka një vendim për largimin e tij nga puna. Ai gjendet tashmë në Apel, atje ku do të vendoset për fatin e tij ndërsa saktësohet se gjendja e tij më shtetin shqiptar ka shkuar deri në median gjermane, ku ditën e djeshme kanë botuar edhe një shkrim për të. Po ndërsa gjermanët kanë lidhur me historinë e tij hetimin e mafies, vjen edhe reagimi nga prokuroria e Vlorës e cila e bën me dije se Jorgaqi është një oficeri i Policisë Gjyqësore dhe jo prokuror që heton mafien.

Prokurori për gazetën

“Viktimë e korrupsionit”! Ky është titulli i gazetës gjermane “Tageszeitung” në artikullin që i ka kushtuar një prokurori shqiptar që i është rrezikuar jeta dhe ka humbur vendin e punës, pasi luftoi mafien. Sipas gazetës, Arben Jorgaqi prokuror në Vlorë humbi punën si pasojë e hetimeve dhe faktit që kërkoi arrestimin e disa persona të përfshirë në veprimtari kriminale. Prokurori në Vlorë kishte zbuluar manipulimin e disa dosjeve për truallin e tokës në bregdet nga kriminelë të veshur me petkun e biznesmenit dhe kërkesës për arrestimin e tyre mori vërejtje që më pas u pasuan me largim nga puna. “Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pa korruptuar, por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm. Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet”. Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës, lufta me autoritetet përfundoi me largimin e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit: “As protestat në Tiranë nuk sollën gjë. Prokurori i Përgjithshëm doli që është një mik i ngushtë i prokurorit në Vlorë. Prokurori i padëshiruar u largua para reformës në drejtësi nga detyra. Prokurorit i rrezikohet jeta, pasi ai refuzoi që të merrte  300.000 euro si “kompensim” ndërsa tashmë fshihet duke ndërruar vazhdimisht banesën nga frika për vete dhe familjen. “Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërron rregullisht vendbanimin. Ai ka frikë për jetën, shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por për shkak të lidhjeve të politikanëve të nivelit të lartë me rrjetin e mafies së ndërtimit, ai është skeptik”, mbyll shkrimin gazeta. Por burime zyrtare nga Prokuroria Vlorë thanë se Arben Jorgaqi është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm.

Kundërshtimi

Pas shkrimit të mediave gjermane për një prokuror shqiptar që kishte rënë viktimë e mafies së ndërtimit ka ardhur reagimi i Prokurorisë. Burime zyrtare nga Prokuroria e Vlorës thanë se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave. Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale). Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat