Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 12-vjeçarja, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 12-vjeçarja, tre të plagosur

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një 12-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë.

Policia bën me dije se Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga D.D., 37 vjeç banues në Durrës  dhe më pas është përplasur me mjetin  tip “BMË” drejtuar nga L.T., 32 vjeç banues në Korçë.

Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët:

K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës (vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Të plagosurit:

J.D., 5 vjeç  banues  në   Durrës. ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota)

S.D., 35 vjeçe banuese  në Durrës  pasagjere  në mjetin tip  Toyota.

S.B., 23 vjeçe banuese  në  Tiranë e cila  ishte pasagjere  në  mjetin  tip Benz

Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, policia bën me dije se ka vënë në pranga 50-vjeçarin, pasi dyshohet se është shkaktar i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat