Arrestohet ‘tmerri’ i Durrësit, hynte nëpër shtëpia dhe...

Kronikë e zezë

Arrestohet ‘tmerri’ i Durrësit, hynte nëpër shtëpia dhe...

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 11:51
Ilustrim

Policia e Durrësit, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autoreve, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Minoreni -2”.

Gjatë këtij operacion është vënë në pranga J.P.  16 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i 12 vjedhje të kryera nga ai.

Vjedhjet:

1.Më datë 14.05.2017, në Shijak, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases E.B. ku ka marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.

2. Më datë 12.06.2017,  në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.K.  ku ka marrë  bizhuteri dhe vlera monetare.

3.  Më datë 24.06.2017,  në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetases D.K.  ku ka marrë  pije të ndryshme.

4.  Më datë 10.07.2017,  në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka hyrë nga dritarja e lokalit në pronësi të shtetasit B.K. ku ka marrë  vlera monetare.

5.  Më datë 15.07.2017,  në fshatin Sukth I Ri, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.S.  ku ka marrë  një aparat telefoni celular dhe vlera monetare.

6. Më datë 29.07.2017,  në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh.S.  ku ka marrë  disa paketa cigare.

7. Më datë 31.07.2017,  në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit I.E.  ku ka marrë vlera monetare.

8.  Më datë 07.08.2017,  në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K.  ku ka marrë  dy ora dore dhe vlera monetare.

9. Më datë 10.08.2017,  në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V.B.   ku ka marrë vlera monetare.

10. Më datë 13.08.2017,  në Shijak dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.K.  ku ka marrë  bizhuteri dhe vlera monetare.

11. Më datë 16.08.2017,  në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.D.  ku ka marrë  bizhuteri dhe vlera monetare.

12. Më datë 23.08.2017,  në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.M.  ku ka marrë  një TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat