Humbi 1 kg marijuanë, shqiptarët marrin peng 22-vjeçarin dhe i kërkojnë babait të tij 7 mijë euro

Kronikë e zezë

Humbi 1 kg marijuanë, shqiptarët marrin peng 22-vjeçarin dhe i kërkojnë babait të tij 7 mijë euro

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 14:10
Pamje nga aksioni

Kishte “humbur” 1 kilogram marijuanë, e për këtë arsye e kanë rrëmbyer dhe babai i tij ka paguar 7 mijë euro për ta liruar.

Kështu i ka ndodhur një 22-vjeçari, i cili ishte i rrëmbyeri i një bande droge e përbërë nga italianë dhe shqiptarë. Banda u shpërbë në mars të këtij viti nga karabinierët.

Si pasojë katër persona, mes tyre tre shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave pasi kanë marrë peng 22-vjeçarin, vetëm se ky i fundit kishte humbur 1 kg marijuanë.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni “Kafe ekspres” u krye nga karabinierët në Pergine Valsugana, në Trentino-Alto Adige.

Ndërkohë të arrestuarit shqiptarë janë Enrik Fetahu, Kreshnik Dedej si dhe Enea Vrapin, ndërsa shtetasi italian është Vincenzo Longobardi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat