Tenton të korruptojë policin me 20 euro, arrestohet

Kronikë e zezë

Tenton të korruptojë policin me 20 euro, arrestohet

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Rreth orës 21:40 minuta në hyrje-dalje të autostradës në veri, në një pikë kontrolli, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë.

Gjatë procedurave të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove në formë ryshfeti për mos shqiptimin e gjobës. 

Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës materiale. 

Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat