Aksident i rëndë në Prishtinë, motoçiklisti përplaset me një veturë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Prishtinë, motoçiklisti përplaset me një veturë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 22:38
Aksidenti

Një person ka mbetur i lënduar, pas një aksidenti që ndodhi në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën ”Vëllëzërit Fazliu” derisa si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në trafik, një motoçikletë është përplasur me një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili tha se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat