Panik në familjen tiranase, gjejnë granatë pranë banesës

Kronikë e zezë

Panik në familjen tiranase, gjejnë granatë pranë banesës

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 00:39
ilustrim

Në shtëpinë e Safet Spahiut në Bathore është vendosur lëndë plasëse, ndërkohë që priten Forcat Xheniere që të bëhet shpërthimi i komanduar.

Pronari i banesë mësohet se ka gjetur një granatë pranë banesës së tij dhe ka njoftuar policinë.

Kreshnik Spahiu thotë për Report Tv, se kjo është hera e dytë që i vendosin lëndë plasëse në shtëpi dhe se nuk ka konflikt me asnjë.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat