Arrestohet pas përleshjes me vëllain dhe gruan e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet pas përleshjes me vëllain dhe gruan e tij

Nga: Bota sot Më: 3 shtator 2017 Në ora: 15:36
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi që i njëjti dyshohet se për për çështje pronësore është përleshur fizikisht me vëllain e tij dhe bashkëshorten e viktimës.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktimat dhe i dyshuari. I dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKMF-Drenas është liruar, ndërsa viktimat janë dërguar në QKUK.

Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie e e cila dyshohet se kanë në pronësi të dyshuarit, por nuk është përdorur.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat