Plumb kokës të riut pas sherrit në lokal, kush është truproja i shpallur në kërkim nga policia

Kronikë e zezë

Plumb kokës të riut pas sherrit në lokal, kush është truproja i shpallur në kërkim nga policia

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 18:11
Admir Dekovi

Që prej mesnatës së djeshme kur dyshohet se qëlloi me plumb pas koke 21-vjeçarin Edmir Nilaj pas një sherri për një celular të humbur, truproja i lokalit të natës, Admir Dekovi është arratisur.

I plagosuri Edmir Nilaj humbi celularin gjatë mbrëmjes së djeshme dhe për këtë fakt ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të. Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes, bodiguardi Admir Dekovi.

Më pas të gjithë bashkë, siç raporton “Shkodra News” kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin. Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht, ndërsa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Deklarata e Policisë
Policia e Shkodrës njofton se ka marrë një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltojë, është një person i plagosur.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe. Ai quhet Edmir Nilaj dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se deri më tani për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona, kurse autori i dyshuar, që punonte si roje sigurie në lokal, Admir Dekovi është shpallur në kërkim. I plagosuri mësohet se përvec dëmtimeve nga arma e zjarrit ka edhe lëndime nga goditjet në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat