Ivan Vukomanoviq rreth 25 vjeçar nga Zubin Potoku, është rrahur brutalisht nga dy persona, me ç’rast po trajtohet në shok dhomë në spitalin e veriut të Mitrovicës, ndërsa gjendja e tij është kritike, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:30 në Zubin Potok.
“Dyshohet se Millovan Bozhoviq dhe Urosh Bozhoviq, kanë sulmuar brutalisht viktimën, ndërsa nuk dihet motivi i këtij sulmi. Sulmuesit janë pjesëtarë të së ashtuquajturës ‘Civilna Zashtita’ dhe janë të njohur për policinë”, kanë thënë burimet.
KosovaPres ka provuar të marr një deklaratë rreth kësaj ngjarje nga përgjegjësit e policisë në veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
KosovaPress posedon edhe fotografinë e të dyshuarve.