Tiranë/ Policia prangos ndërtuesin e famshëm që kërkonte “borxh” por...

Kronikë e zezë

Tiranë/ Policia prangos ndërtuesin e famshëm që kërkonte “borxh” por...

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 15:47
Ilustrim

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një biznesmen të shpallur në kërkim dhe dënuar me vendim të gjykatës së Tiranës për mashtrim.

Fjala është për 69 vjeçarin Xhelal Hoxha, i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim për mashtrim.

Xhelal Hoxhi ka marrë në vitin 2006 një borxh prej 50 mijë eurosh të cilin nuk e ktheu kurrë. 69 vjeçari kishte lënë si paranci 5 apartamente në një pallat që po ndërtontë në atë kohë, në zonën e Golemit.

Fatmirësisht huadhënësi i 50 mijë eurove kishte verifikuar nga punonjësit e Hipotekës, se biznesmeni 69 vjeçar nuk kishte asnjë object, nga ato që kishte paraqitur si garanci për kthimin e parave.

Shtetasi me inicialet Sh.M pas dyshimeve se ishte mashtruar I ka kërkuar paratë që ndërtuesi i kishte borxh, por pavarësisht kërkesave, Xhelal Hoxha nuk ka pranuar t’I kthejë paratë. Sipas dëshmisë së kallëzuesit në gjykim, pas kallëzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.

Ja çfarë thotë policia për arrestimin e Xhelal Hoxhës:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të "Mashtrimit".

Më datë 04.09.2017 seksioni i kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacioneve speciale në D.V.P. Tiranë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :

- Xh. H, 69 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ka qënë i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me 11 vite e 8 muaj burg për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat