Detajet e reja/ Aksidenton me vdekje kalimtarin, shoferi largohet me shpejtësi

Kronikë e zezë

Detajet e reja/ Aksidenton me vdekje kalimtarin, shoferi largohet me shpejtësi

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 08:35
Policia e Lushnjes

Nje person ka humbur jeten pasi u perplas nga nje makine, kurse shoferi u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Ardenicë në aksin Lushnje – Fier.

Njoftimi i policise

Në datën 05.09.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, Lushnje, afër rotondos së Kolonjës, është aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Kimet Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat