E rëndë në Durrës, dy vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga pallati, ja shkaku

Kronikë e zezë

E rëndë në Durrës, dy vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga pallati, ja shkaku

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:22
Dy vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga pallati

Një ngjarje e rëndë rrezikon të tronditë qytetin e Durrësit, aty ku dy vëllezër kërcënojnë se do të hidhen nga një pallat.

Ata kanë hipur në tarracën e pallatit pasi përmbarimi po u nxjerr familjen nga shtëpia.

Vëllezërit pretendojnë se shtëpinë e kanë me dokumente të rregullta, por me vendim gjyqësor ajo do u kalojë ish- pronarëve.

Njoftimi i Policisë:

Dy banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten.

Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.

Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat