Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të një banke në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të një banke në Fushë Kosovë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e grabitjes së një banke në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Me këtë rast janë arrestuar V. G. (26),  P. M. (27) dhe M.H. (32), që të gjithë shtetas së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore të njëjtit janë dërguar në Gjykatën themelore të Prishtinës dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i dy lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar  një veturë Golf III ngjyrë e kuqe me targa vendore, katër telefona të llojeve të ndryshme, një palë rroba, si dhe gjashtë qese me substance të dyshuar marihuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat