Laç, plagoset me armë zjarri 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Laç, plagoset me armë zjarri 32-vjeçari

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 08:06
Ilustrim

Një 32 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes, 7 shtator 2017, në Laç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 , në lagjen Nr.3 të qytetit.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi  me iniciale R.T, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën  kujdesin e mjekëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat