Të shtëna me armë në Podujevë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Podujevë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 10:58
Ilustrim

Persona të maskuar kanë sulmuar me armë zjarri personin me inicialet B.B.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rr. “Zahir Pajaziti”, afër hotel “Besjana” në Podujevë.

Sulmuesit e maskuar kanë ikur në drejtim të panjohur kurse viktima B.B. ka shpëtuar nga sulmi me armë.

Viktima B.B. pas konsultës mjekësore dhe raportimit në stacionin policor në Podujevë është kthyer në shtëpi.

Ekipi i Forenzikës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i mbledhur faktet në terren.

Sipas raportit të Policisë, kjo familje ka qenë e sulmuar edhe më herët për motive të hakmarrjes, ku ka mbetur i vrarë vëllai i viktimës B.B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat