Gjinden armë të gjata në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjinden armë të gjata në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 12 shtator 2017 Në ora: 11:17
Ilustrim

Dy armë të gjata, janë gjetur të dielën në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ankuesi ka raportuar se përderisa ka qenë duke rinovuar banesën , ka hasur në dy armë të gjata.

. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç ‘rast kanë konfiskuar një armë automatike MP5 me një karikator me dhjetë fishekë te cal. 9 mm dhe një armë  tjetër automatike me katër karikator me 86 fishekë te cal. 7.65 mm./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat