Ja kush janë i vrari dhe i plagosuri sot në Pejë

Kronikë e zezë

Ja kush janë i vrari dhe i plagosuri sot në Pejë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 20:31
Ilustrim

Vrasja dhe plagosja që ka ndodhur sot në Pejë, konkretisht në lagjen Dardania të këtij qyteti, dyshohet se është kryer nga Fatmir Llonqari.

Viktimë e Fatmir Llonqarit është plaku 80 vjeçar Idriz Gega, i cili, sipas burimeve është goditur me sëpatë pas shpine në oborrin e tij, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërsa djali i tij, Feridi, vetëm 10 minuta më pas është plagosur rëndë me katër plumba.

Viktimat dhe dorasi janë fqinj, derisa thuhet se dorasi nuk ka pasur ndonjë motiv për të kryer krimin, dhe se ai vite më parë e kishte sulmuar po ashtu me sëpatë viktimën, Idriz Gega.

“Para 5-6 vjetësh ai (Fatmir Llonqari) e pati sulmuar Idriz Gegën me sopat duke i shkaktuar lëndime të rënda, por fatmirësisht gjërat ishim përmbyllur me aq. Sulmuesi për atë vepër i ka pas mbajtur nja katër vjet burg dhe është liruar diku para dy vjetësh”, thotë burimi.

Sipas tij, familja e viktimës disa herë e ka njoftuar policinë dhe prokurorinë për kërcënimet që dorasi ia kishte bërë atyre edhe pas lirimit nga burgu, por organet e ndjekjes nuk kishin ndërmarrë asgjë.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur kur i ndjeri, Idriz Gega kishte blerë dru për dimër dhe i kishte marrë disa punëtorë për t’i rehatuar ato.

Në momentin që djali i Idrizit, Feridi shkon për të marrë bukë për punëtorët, në oborr hyn Fatmir Llonqari i cili pas shpine godet viktimën.

Kur Feridi kthehet për t’ia sjellë ushqimin punëtorëve, ai gjendet përballë dorasit i cili shtien në të me katër plumba dhe plagos në barkë.

I plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetë pasi është operuar në Spitalin e Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat