Dhunë fizike ndaj familjarëve, arrestohet i moshuari me armë

Kronikë e zezë

Dhunë fizike ndaj familjarëve, arrestohet i moshuari me armë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 10:01
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 79-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. Sipas policisë  Avdyl Canalia ushtronte dhunë ndaj të gjithë anëtarëve të familjes.

“Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi nga shërbimet e policisë është marrë njoftim se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri model 56, 105 fishekë model 56, 60 copë kapsola”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat