I plagosuri në Pejë, dyshohet për tentim vrasje

Kronikë e zezë

I plagosuri në Pejë, dyshohet për tentim vrasje

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:52
Ilustrim

Policia e Pejës me anë të një komunikate për media njofton se në lidhje me rastin e vrasjes që ka ndodhur dje edhe i plagosuri dyshohet për tentim vrasje.

Dje në Pejë është vrarë me sëpatë një person ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri,(djali i të ndjerit). I dyshuari për vrasje është arrestuar ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

Njoftimi i Policisë:

Njoftoheni në lidhje me rastin e ‘Vrasjes së rëndë’, e cila ka ndodhur me datën 14 shtator 2017 në qytetin e Pejës ( rasti i shënuar në komunikatën e mëposhtme), gjatë zhvillimit të hetimit hetuesit policor pasi që kanë intervistuar dëshmitaret dhe pas ekzaminimit - vendshiqimit të vendit të ngjarjes, është vërtetuar se viktima F.G.( i plagosuri i cili gjendet nën përkujdesje mjekësore, është edhe i dyshuar për veprën e ‘Vrasjes në tentativë “ dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

I njëjti ndodhet në spitalin Rajonal të Pejes në dhomën intensive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim te Prokurorit ndaj të njëjtit do te vazhdohet me procedure të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat