Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj të shtunën pasdite tre burra kishin nisur një konflikt pas një mosmarrëveshjeje ku janë përdorur edhe armët.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.65 milimetra, ndërsa njërit prej të dyshuarve i janë konfiskuar dy armë, njofton policia, përcjellë Klan Kosova.
Pas intervistimit nga policia, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhrin e prokurorit.