Adoleshtenti mbush makinën me shokë përplaset me shtyllën, një i vdekur

Kronikë e zezë

Adoleshtenti mbush makinën me shokë përplaset me shtyllën, një i vdekur

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:45
Aksident

Një ngjarje e rëndë u shënua në Kamëz pasditen e kësaj të diele. Një 15 vjeçar ka marrë makinën e të atit, në të ka marrë edhe 3 shokë të tjerë. Makina është përplasur me një shtyllë dhe fatalisht ka humbur jetën njëri prej adoleshenteve që ishte pasagjer në makinë. Policia e ka identifikuar me iniciale K.C.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur pasagjerët E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit me inicialet E.P. Aksidenti ndodhi në rrugën ‘Donald Trump’, në Kamëz, ku 15 vjeçari humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me shtyllën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat