Dy persona janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale të ndodhura në qytetin e Fierit.
Axhem Jaupaj, 41 vjeç, banues në fshatin Frashër të Fierit u arrestua pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhje” pasi nga veprimet e kryera rezulton të jetë autor i vjedhjes së farmacisë së shtetasit A.Gj, 37 vjeç, në datën 14.05.2017, në fshatin Sheqishte, Fier.
Gjithashtu u ndalua shtetasi Sokol Hasani, 32 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 15.08.2017, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Përndjekjes”
Sipas policisë, ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen Xh.N, 29 vjeçe, banuese në Fier.