Dramë në Kukës/ I ati e kishte denoncuar të humbur, pas 18 ditësh gjendet e varur 17-vjeçarja

Kronikë e zezë

Dramë në Kukës/ I ati e kishte denoncuar të humbur, pas 18 ditësh gjendet e varur 17-vjeçarja

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 09:39
Ilustrim

Në fillimi të këtij muaji, babai i një adoleshenteje ishte paraqitur në polici për të denoncuar humbjen e vajzës, por tashmë familja përballet me një tragjedi. Një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pasi kishte 18 ditë që ishte larguar nga banesa.

“Më datë 19.09.2017, në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetases A. H., të shpallur në kërkim, bazuar në denoncimin e bërë nga i ati, për largim e saj nga banesa, nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Pistë, në kodër, është gjetur e varur me litar në një pishë, shtetasja A. H., 17 vjeçe, banuese në fshatin Gdheshtë, Kukës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo shtetase ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B. H., ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur.

Ndërkohë bëhet e ditur se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat