Një person është arrestuar dje në fshatin Dragancë të Novobërdës për shkak të posedimit të substancave narkotike.
Sipas raportit policor, personit të arrestuar gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./BS