Gruaja tenton të vrasë kunatën, më pas hidhet nga tarraca

Kronikë e zezë

Gruaja tenton të vrasë kunatën, më pas hidhet nga tarraca

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:44
Ilustrim

Një tjetër rast dhune në familje është shënuar sot në qytetin e Beratit, ku për pasojë një 55 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia njofton se ka qenë një sherr mes kunatave, ku njëra prej tyre pasi ka dhunuar tjetrën është hedhur nga kati i dytë i banesës ku jeton. Pas kësaj 55 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i plote 

Më datë 24.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V.P, 55 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prehrës kunatën e saj, shtetasen V.P, 52 vjeçe, banuese në Berat.

Shtetesia V.P pas ngjarjes ka shkuar në banesën e saj dhe është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së saj, e cila  ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat