Prostituta shqiptare dhunohet dhe grabitet me pistoletë në kokë

Kronikë e zezë

Prostituta shqiptare dhunohet dhe grabitet me pistoletë në kokë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:46
Ilustrim

Një prostitutë shqiptare ra pre e një sulmi fizik të ndodhur mbrëmjen e 10 gushtit në Ghisalba (Itali) përgjatë rrugës provinciale “Francesca”.

Vajza, një 32-vjeçare, ka denoncuar se është grabitur nga një person i panjohur, pasi ai e kishte dhunuar.

Siç raportojnë mediat lokale, autori, pasi iu afrua vajzës në rrugë dhe e ftoi të hipte në makinën e tij, e kërcënoi me një pistoletë si dhe e sulmoi fizikisht duke i shkulur flokët me forcë. Gjatë episodit të dhunës, keqbërësi mbylli edhe siguresat e makinës për të evituar që e reja t’ia mbathte. Ai i morri vajzës celularin, dokumentet personale që ajo mbante me vete, si dhe 150 euro.

Më pas, e shty jashtë makinës, e më tej i dha gaz duke u larguar me shpejtësi.

Pas episodit të dhunës, vajza bëri denoncimin te karabinierët, duke iu siguruar edhe nju identikit të sulmuesit. Nga këtu nisën edhe hetimet që çuan në identifikimin e agresorit, një 52-vjeçar italian me banim në Bolgare, i papunë dhe i njohur më parë për forcat e rendit.

Mëngjesin e kësaj të hënë, ai u arrestua në banesën e tij me efektivët pas masës së sigurisë së arrestit me burg, dhënë nga Gjykata e Bergamos.

52-vjeçari akuzohet për grabitje të rëndë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat