Foshnja 4 muajshe vdes në Tiranë, policia ndjek penalisht të atin sepse s

Kronikë e zezë

Foshnja 4 muajshe vdes në Tiranë, policia ndjek penalisht të atin sepse s

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Një ngjarje shumë e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në pediatrinë e Spitalit Nënë Tereza në Tiranë, një foshnje vetëm 4 muajsh ka humbur jetën.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e shtetit, ndërsa shkaku i vdekjes së foshnjës mbetet ende mister.

Por nga ana tjetër, policia bën me dije se ka çuar për ndjekje penale të atin e fëmijës, pasi ai në kushtet të rënduar psikologjike është rrëzuar aksidentalisht. Ai është përplasur me monitorin kardiak të reanimacionit, që tregonte vijën e pandërprerë të zemrës së të birit i cili kishte vdekur.

Policia ka vendosur që ta ndjekë penalisht babain në bazë të nenit 161 të kodit penal, që parashikon sanksione për prishjen e pronës në mënyrë aksidentale.

NJOFTIMI I POLICISË: Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasi V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat